General Motors ka njoftuar për tërheqjen nga tregu të 50,932 veturave Chevrolet Bolt EVs të viteve 2017-2019 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit, tërheqja do të bëhet për shkak të mundësisë së zjarrit në paketimin e baterive të tensionit të lartë.
Kjo mund të ndodhë edhe kur vetura të jetë e ndalur, parkuar ose të kur të futet në prizë për tu karikuar.
General Motors ka thënë se pronarët duhet t’i parkojnë veturat në vende jashtë, larg shtëpive, derisa problemi të rregullohet.