Gjiganti automobilistik, Lamborghini, ka kthyer në treg superveturën që ëndërrohej nga fëmijët e të ‘80-ave dhe të ‘90-ave.
Vetura është rikthyer në treg në 50-vjetorin e lansimit të parë.
Sikurse modeli origjinal, Countachi, ruan dizajnin.
Ai vjen me motor 6.5-litërsh V12 të kombinuar me një motor elektrik duke e bërë veturën hibride.
Bashkë me motorin elektrik, kombinimi ofron 802 kuajfuqi. Me këtë fuqi ai do të mund të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 2.8 sekonda. Top shpejtësia që mund të arrijë kjo veturë është 350 kilometra për orë.
Do të prodhohen vetëm 112 njësi, ndërsa vetura do të ketë çmim fillestar me 2.6 milionë dollarë.