Kompania e njohur britanike e cila merret me ridizajnim të veturave, Project Kahn Design, së fundmi është marrë me AMG-G63-shin e Mercedesit.
Pakoja e re që ka përgatitur kjo kompani për këtë AMG-G63 quhet “Kahn Mercedes G Carbon Wide Track Edition”. Me këtë pako, Kahni e “zgjeroi” G63-shin.
Gjithashtu, pakoja e re përmban kryesisht pjesë të bëra nga fibra të karbonit, rrotat 23-inçësh “Kahn Type 57 Monoblock” me goma “Continental SportContact 6”, sistemin e ri të shkarkimit të gazit, si dhe enterier me lëkurë “Bengal” ngjyrë të kuqe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/20/auto_auto_project-kahn-mercedes-amg-g63-carbon-wide-track-edition-custom-body-kit-suv-tuned-gwagon-316294439241629496220.jpg)
Sa i përket çmimit, kjo pako e re për këtë Mercedes AMG-G63 kushton 224,999 funte (rreth 262 mijë euro).