Një Toyota Fortuner është dëmtuar rëndë pasi pësoi një aksident në Pakistan.
Sipas mediave të huaja, një video e postuar në faqen e klubit Offroad Pakistan në Facebook tregon Fortuner-in e bardhë që po vozitet përgjatë plazhit pak para “rrotullimit”.
Në fakt, shoferi i SUV po rrëshqiste me qëllim Toyotën nga njëra anë në tjetrën.
Dhe ndërsa shoferi e bën devijimin gradualisht më të theksuar, ata hyjnë pak si shumë në ujë.
Kjo bëri që Toyota të “rrëzohet” dhe u desh një tjetër veturë dhe njerëz të tjerë për të kthyer SUV përsëri në të katër rrotat.
Faqja në Facebook thotë se shoferi nuk u plagos në aksident, por nuk arrin të përmendë pasagjerët e tjerë.