Audi ka njoftuar se modeli i ri “Grand Sphere”, që do të shpaloset më 2 shtator, do të jetë një nga tri veturat me nivelin e katërt të ngasjes autonome, që brendi gjerman synon t’i prodhojë vitin e ardhshëm.
Versioni i prodhuar i kësaj veture do të pasojë modelin Audi A8. Do të lansohet më 2024, para se të dalë në shitje në fillim të vitit pasues.
Shefi i dizajnit në Audi, Marc Lichte, ka thënë për “Autocar” se modeli i ri do të jetë “paralajmërim i projektit që do të tregojë revolucion në dizajn”, me fokusin në hapësirën e brendshme.
Vetura do të jetë elektrike me veçori luksoze e teknologji të nivelit më të fundit. Kompania raportohet se është koncentruar në përmirësim të eksperiencës për ngasje të veturave me rrymë.