Për një kohë të gjatë, Toyota rezistoi dhe nuk donte të përfshihej në lojën e pothuajse të të gjithë prodhuesve të veturave.
Angazhimi për tranzicionin elektrik nuk i shqetësonte japonezët, derisa Bashkimi Evropian vendosi t'u japë fund veturave me benzinë dhe naftë më 2035.
Hibridet e Toyota në atë kohë do të të bëhen mallra të ndaluara.
Por Toyota ka burimet dhe njohuritë për të ndryshuar trendet në pak vite dhe tani duket se po e bën këtë, shkruan Revista HAK.
Gjiganti japonez po dërgon një sinjal se do të investojë 14 miliardë dollarë në zhvillimin e baterive për vetura elektrike në dhjetë vjetët e ardhshëm. Deri në vitin 2025, kompania planifikon të prezantojë bateri me elektrolite të ngurta që do të ishte një hap i madh sigurie përpara dhe ideja është që të përgjysmojë koston e prodhimit të baterive deri në fund të dekadës.
Gjithashtu, Toyota planifikon të ndërtojë bateri që do të mbajnë 90 për qind të kapacitetit të tyre edhe pas dhjetëve të përdorimit.