Vetura që aktualisht ka dalë në ankand është prodhim i vitit 1976 dhe është i lyer me ngjyrë të verdhë të stilit Ferrari Modena. Deri më tani ka të kaluara vetëm 13.456 kilometra.
Paramendojeni një veturë nga Gjermania Lindore apo më mirë thënë nga koha e Luftës së Ftohtë, që nuk është Traband apo Wartburg.
Ka mundësi, sepse ka pasur edhe modele tjera sikur ai sportiv Melkus RS 1000 i prodhuar në vitin 1976. Ky model u prodhua mbi dhjetë vite nga 1969 deri më 1979, në Dresden që asokohe i përkiste Gjermanisë Lindore, por asokohe ishin prodhuar vetëm 101 sosh.
Projektin e zhvillimit të veturës sportive e filloi Heince Melkus, shofer i veturave sportive që mori pjesë në gara nga 1950 deri më 1960 që njëherit ishte instruktor dhe prodhoi vetëm një model të dedikuar enkas për pistat e garave – Melkus RS 1000.
Karroceria e lehtë nga fibër karboni u vendos në shasinë e çeliktë. Vetura ka një profil të ulët, me dyer “Gullwing” sikurse Mercedesi legjendar 300 SL.
Kur u shfaq në rrugë, asokohe për një banorë të Gjermanisë Lindore cilësohej si një anije kozmike. Shumica e Meklus RS 1000 i vente në lëvizje motori 1.0 litra nga Wartburgu, por që kishte karburator të trefishtë.
Vetura të cilës iu postuan fotografitë dhe që aktualisht po shitet nga një shtëpi e ankandit Collecting Cars, është e vetmja RS 1000 e pajisur me motor 1.3 litra Muller Andernach V6.