Tesla ka shënuar një rritje të madhe të shitjeve më çerekun e tretë të këtij viti, teksa prodhuesit e tjerë të automjeteve kanë shënuar rënie.
Tesla i ka shitur 241 mijë e 300 vetura në këtë pjesë të vitit në një kohë ku blerja e veturave elektrike duket se ka filluar të normalizohet.
Kompania e Elon Musk-ut ka arritur që t’i shesë 102 mijë vetura më shumë se në çerekun e tretë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, rritja e shitjeve nga kjo kompani korrespondon me rënien në treg të gjigantëve të tjerë të prodhimit të automjeteve.