Mazda shpesh quhet Alfa Romeo japonez, kjo për shkak të dizajnit dhe performancave që i ka kjo veturë.
Bëhet fjalë për Mazda 6, që si në dizajn ashtu dhe në motor është mresëlënës.
Në ofertë është motori me 3.0 litra me naftë, por do të jetë i disponueshëm edhe ai hibrid, e më vonë është premtuar se do të ketë edhe plug-in hibrid dhe një model elektrik.
Në Mazda është bërë e ditur se 6 do të jetë një veturë shumë konkurruese në treg, dhe do të jetë paksa më i shtrenjtë sesa paraardhësi.
Ajo pritet të dalë nga shiriti prodhues i fabrikës në verën e vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë besohet se nga Mazda do të zbulojnë detaje tjera sa i përket karakteristikave të 6.