Prodhuesit e veturave në Çeki do të prodhojnë 250 mijë vetura më pak këtë vit për shkak të mungesës globale të çipave.
Dhe sektori i veturave do të humbasë 9.14 miliardë dollarë nga shitjet, ka njoftuar Asociacioni i Industrisë së Veturave (AutoSAP) të dielën, raporton agjencia Reuters.
Mungesa e çipave ka prekur sektorin e veturave në mbarë botën.
Edhe prodhuesit e tjerë të veturave kanë ulur prodhimin shkaku i mungesës botërore të çipave.