Golf “dyshi” bëhet me motor të Teslas

Auto

Golf “dyshi” bëhet me motor të Teslas

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:00
Golf

Kompania britanike për modifikimin dhe “elektrifikimin” e veturave klasike, eDub, ka prodhuar një motor elektrik të Tesla të cilin e vendosur në një Volkswagen Golf GTI 2.

Performancat e Golf “dyshit” legjendar janë përmirësuar, dhe nga ana ekologjike është më i pranueshëm.

Motori origjinal 1.8 litra me benzinë për Golf 2 GTI që prodhon 112 kuaj-fuqi, është ndërruar me një motor qind për qind elektrik. eDub ofron dy modele me fuqi të ndryshme: atë me 164 dhe 274 kuaj-fuqi.

Image

Përveç kësaj, klientët mund të vendosin për bateri e30 prej 35 kWh apo e50 prej 54 kWh – duke i ofruar veturës autonomi në vozitje në një rreze prej rreth 275 kilometra.

Ndryshimet e caktuara janë kryer edhe në brendësi të mjetit, kështu në kabinë është hequr ndërruesi manual, e instrument tabela është ndërruar me një më moderne.

Në fund kur të gjitha këto llogariten, del se për këto ndryshime në Golf 2 GTI janë nevojitur 60.000 euro investime, përkatësisht 60.000 euro për e30 dhe 65.000 euro për versionin e50. 

Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat