Mercedes-Benz SL65 AMG Black Series, versioni më i fuqishëm i modelit R230SL që është prodhuar gjatë periudhës 2001-2011. Bëhet fjalë për modelin e rrallë që nga shiriti prodhues nxori vetëm 350 njësi. Një prej tyre është shitur në ankand me një shumë marramendëse.
Vitin e kaluar një prej këtyre njësive prodhim i vitit 2009, është shitur për 185.000 dollarë dhe kishte vetëm 16.000 kilometra të kaluara.
E një i tillë këto ditë është shitur në Portland, Oregon, me një shumë marramendëse. Atë e ka blerë burri i gruas që po e shet, e për të i ka ndarë 405.000 dollarë. Deri më sot vetura ka përshkuar vetëm 18.000 kilometra, që janë shumë pak krahasuar me vitin e prodhuar
SL65 AMG Black Series është në gjendje shumë të mirë, përveç disa gërvishtjeve të vogla. Brendësia është e mbuluar nga lëkura e zezë, e aty është edhe COMAND infotainment sistemi – që e vë në lëvizje mjetin pa qelës dhe ka një sistemin e ajrit të kondicionuar (dyzonal).
Nën kapak gjendet motori 6.0 litra biturbo V12 nga AMG që zhvillon 661 kuaj-fuqi. Fuqia bartet nëpër rrota falë ndërruesit automatik. SL më i shpejtë arrin që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta kap për vetëm 3.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 320 km/h.






