Makina fluturuese që pritet të dalë në vitin 2024

Auto

Makina fluturuese që pritet të dalë në vitin 2024

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Prodhuesi kinez i makinave elektrike XPeng ka zbuluar prototipin e tij të parë të një automjeti fluturues, që synohet të dalë në shitje me pakicë që në vitin 2024.

Sipas medieve të huaja, prodhuesi thotë se çmimi i makinës do të jetë 160 mijë dollarë.

Xpeng ka projektuar një makinë fluturuese që gjithashtu mund të lëvizë normalisht në rrugë, që është, për momentin, ende në fazën e prototipit.

Ashtu si diçka nga filmat, automjeti i ngjanë një makine me dy krahë që mund të tërhiqen.

Si një multikopter, makina ngrihet vertikalisht dhe ulet në të njëjtën mënyrë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat