Siguria e veturës për shumë njerëz do të thotë shumë, pasi që sot shumica e personave posedojnë vetura luksoze dhe kanë frikë që mos vetura e tyre po plaçkitet.
Ndonëse nuk mund të cilësohen si mënyrat e vetme, ne i kemi sjellë pesë prej tyre, metoda që thuhet se kanë treguar suksesin më të madh.
Alarmi:
Alarmi tërheq vëmendjen e pronarit, duke mos lejuar hajdutët të qëndrojnë gjatë në prani të veturës.
Bllokimi i pjesëve të automobilit:
Pjesa që rregullon timonin, kutia e transmetimit ose pedalet janë pjesët kryesore për bllokim, që ndalojnë hajdutët t’ua vjedhin veturën.
Ndërprerja e furnizimit me rrymë:
Kjo arrihet më së miri përmes instalimit të një ndërprerësi tek furnizuesi i pompës së karburantit.
Gdhendja e xhamit:
Nëse bëni gdhendjen e shasisë në xham, siguria shtohet.