Mansory sjell Aston Martin DBX që lëvizë me shpejtësi prej 325 km/h

Auto

Mansory sjell Aston Martin DBX që lëvizë me shpejtësi prej 325 km/h

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:03

Me projektin që “erdhi në jetë” duke u bazuar në Aston Martinin e parë SUV, në Mansory kanë treguar se pason trendi më i ri që rezulton me një “tank” super të shpejtë.

Marrëveshja më e fundit nga Mansory është trendi që të realizojë SUV të shpejtë – duke e bërë një gjë të tillë me Aston Martin DBX që ka fellne 24 inç të alumini.

Për ta vënë në lëvizje këtë “bishë”, është montuar motori me 4.0 litra bi-turbo V8, që për dallim nga modeli standard që prodhon 550 kuaj-fuqi – versioni i Mansory i ka 800 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda, e shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë automatike në 325 km/h.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat