Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, pyeti të shtunën 62.5 milionë ndjekësit e tij në Twitter në një sondazh nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.
Personi më i pasur në botë kishte thënë më parë se mund të përballet me një faturë tatimore "masive" këtë vit pasi duhet t’u bëjë zgjidhje aksioneve që do të mbarojnë vitin e ardhshëm.
"Vini re, unë nuk marr rrogë në para ose bonus nga askund. Unë kam vetëm aksione, kështu që e vetmja mënyrë që unë të paguaj taksat personalisht është të shes aksione. Shumë është bërë kohët e fundit nga fitimet e parealizuara që janë një mjet për shmangien e taksave, kështu që unë propozoj të shes 10% të aksioneve të Tesla" , shkroi ai, duke iu referuar një "takse miliarderësh" të propozuar nga demokratët.
Musk ka kritikuar propozimin, i cili do të prekte 700 miliarderë dhe do të vendoste taksa për fitimet afatgjata kapitale mbi aktivetet e tregtueshme, pavarësisht nëse ato janë shitur apo jo.
Musk tha se do t'i përmbahet rezultateve të sondazhit, sido që të shkojë.
Sondazhi mori rreth 2 milionë përgjigje në shtatë orë pasi ai e postoi atë, me 55% të të anketuarve që miratuan propozimin për shitjen e aksioneve. Votimi është planifikuar të përfundojë rreth orës 15:00 sot me kohën lokale Në SHBA .
Aksionet e Musk në Tesla arrin në rreth 170.5 milionë aksione që nga 30 qershori dhe shitja e 10% të aksioneve të tij do të arrinte afërsisht 21 miliardë dollarë.