Dhjetra pronarë të makinave të Teslës postuan në mediat sociale, për shkak se kishin parë një gabim në mesazhin në aplikacionin në celular, që po i pengonte ata të lidheshin me automjetet e tyre.
Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk iu përgjigj personalisht një ankese të një shoferi në Korenë e Jugut, duke thënë në Twitter: “Jemi duke e kontrolluar”.
Musk më vonë tha se aplikacioni do të rregullohej.
Aplikacioni Tesla përdoret si çelës nga drejtuesit për të zhbllokuar dhe ndezur makinat e tyre.
Pronarët postuan një mori ankesash në internet, për shkak se nuk ishin në gjendje të përdorin automjetet e tyre, shkruan BBC.