Honda ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e re të modelit MPV Step WGN, premiera e të cilit do të mbahet në Japoni më 7 janar të vitit të ardhshëm.
Me këtë model, Honda synon rivalët si Toyota Noah dhe Voxy, si dhe Nissan Serena, shkruan Autoblog.
Tani për tani, dihet se Step WGN i ri, përveç që është më modern dhe një liste më të gjerë të sistemeve të sigurisë dhe asistencës së shoferit, do të marrë edhe motorin hibrid të Hondas: HEV, i cili do ta bëjë këtë gjeneratë më ekonomike deri më tani.
Përveç versioneve standarde, në ofertë do të jetë edhe versioni Modulo X me pamje më tërheqëse dhe pajisje më të pasura.
Honda gjithashtu njofton se dërgesat për klientët e parë në Japoni do të fillojnë në pranverën e vitit 2022.