Në cilin shtet janë më aktiv hajdutët e veturave? Portali britanik “Confused.com” ka krahasuar vjedhjet e veturave në 35 vende evropiane nga viti 2011 deri në vitin 2019, duke u bazuar në të dhënat e kompanive të sigurimit.
Për shpjegim, vjedhjet janë llogaritur në raport me numrin e banorëve të shtetit (vjedhje për 100 mijë banorë) dhe jo në raport me numrin e veturave të vjedhura.
Italia zuri vendin e parë, famëkeq, me 276 vetura të vjedhura për 100 mijë banorë.
Sipas “Confused.com”, në Itali vidhen 19 vetura çdo orë. Ndër 5 vendet e para janë edhe Republika Çeke, Suedia, Franca dhe Greqia.
Numri më i ulët i vjedhjeve të veturave është në Danimarkë (pesë vjedhje për 100 mijë banorë), dhe pas Danimarkës janë Lihtenshtajni, Kroacia dhe Sllovenia me numrin më të vogël të vjedhjeve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/17/auto_auto_europe16396389171639697680.jpg)
Megjithatë, në disa vende të BE-së, shkalla e posedimit të veturave është dukshëm më e ulët.