Toyota ka premtuar prodhimin e 30 modeleve të veturave elektrike brenda tetë vjetëve, raporton “The Sun”.
Toyota në këtgë listë do të ketë gjitha modelet e mundshme, përfshirë veturat sportive, kamionët, vetura të vogla, furgonë, vetura 4x4 dhe po ashtu autobusë.
“Mirësevini në shfaqjen tonë të së ardhmes”, ka thënë shefi i Toyotas, Akio Toyoda.
Toyota Motor Corp ka njoftuar këtë javë se ka ndarë 70 miliardë dollarë për të kthyer në vetura elektrike modlet e saj deri në vitin 2030.
30 modele të veturave elektrike janë përfshirë në këtë plan.