Autobusi që brenda 15 sekondave shndërrohet në tren

Auto

Autobusi që brenda 15 sekondave shndërrohet në tren

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Kur përmendim Japoninë na shkon mendja të robotët dhe inovacionet e ndryshme teknologjike, por ata kësaj radhe kanë shkuar një hap më tej – kanë sjellë në “jetë” një tren që për pak sekonda shndërrohet në tren.

Ky mjet motorik i njohur ndryshe si DMV, mund të transformohet nga një autobus i rëndomtë për transportimin e pasagjerëve në një tren.

DMV mund të transportoj deri në 23 persona – përfshirë shoferin, është tetë metra i gjatë dhe peshon 5,850 kilogramë – duke u bërë kështu shumë më i lehtë sesa një tren i zakonshëm.

Në binarë lëviz me shpejtësi prej 60 kilometra në orë, ndërsa në rrugë është shumë më i shpejtë – varësisht nga rrugët që kanë të kufizuar shpejtësinë për arsye sigurie.

Ky mjet motorik pritet të operoj në festën e Krishtlindjeve nën Asa Seaside Railways dhe do të lidh Tokushima me Kochi në Shikouk, një nga katër ishujt kryesor të Japonisë. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat