Ngrirja e thellë: Vetura krejtësisht të ngrira arrijnë në portin e Rusisë

Auto

Ngrirja e thellë: Vetura krejtësisht të ngrira arrijnë në portin e Rusisë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Ngrirja e veturave

Një anije me emrin ironik “Sun Rio”, e cila po transportonte makina të përdorura nga Japonia në Rusi, lundroi në portin e Vladivostok me një kuvertë të mbushur me akull.

Meqenëse veturat me katër rrota ishin vendosur në një kuvertë të hapur, ato u mbuluan plotësisht me një shtresë të trashë akulli.

Edhe pse skena nga fotot duket apokaliptike, kjo nuk është një dukuri aq e rrallë në veriun e largët.

Ngrirja ndodhi për shkak të erës së lagësht të detit, valëve dhe temperaturës së ajrit nën zero.

Kushtet e tilla të motit mund të jenë shumë të rrezikshme për anijen, sepse për shkak të ndryshimit të qendrës së gravitetit, anija mund të anohet, gjë që rrit rrezikun e përmbysjes.

Fatmirësisht anija “Sun Rio” ka lundruar shëndoshë e mirë në port, por akulli i grumbulluar ka shkaktuar dhimbje të mëdha koke tek ekuipazhi dhe punonjësit e portit gjatë shkarkimit të makinës, të cilët kanë një punë të vështirë përpara për të hequr akullin nga automjeti.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat