Viti nuk mbaroi mirë për pronarin e një Ferrari F12tdf (tour de France) në Japoni, i cili përplasi supermakinën më 31 dhjetor.
Dhe sipas medieve të huaja, fotografia e automjetit duke u transportuar me shirit ngjitës në të gjithë pjesën e përparme të deformuar e postuar në Twitter tregon me të vërtetë një pamje të trishtuar.
Sipas të dhënave të aksidentit, fajtori ishte drejtuesi i Ferrarit pasi nuk ka pasur vetura të tjera të përfshira.
Supozohet se shoferi humbi kontrollin pasi makina rrëshqiti dhe përfundoi duke u përplasur me pengesën e betonit.
Për fat të mirë, duke gjykuar nga pamjet, shoferi nuk duhet të kishte lëndime serioze.
Ferrariが年末に事故ることないのに。 pic.twitter.com/cw61ke4tpg
— スト〜ン・リバー ⛵0912˙˚ʚ💖ɞ˚˙ (@hide_Stone_R) December 31, 2021