Pasi që policia e ndaloi për dy ditë radhazi të kryejë kundërvajtje në komunikacion, shoferi 67-vjeçar nga rajoni i Jasenovacit është dënuar me gjobë prej rreth 3400 euro dhe tre muaj ndalim të vozitjes.
Policia e Sisak-Moslavinës së Kroacisë njoftoi të premten se fillimisht e ndaloi shoferin në rrugën Jukinaçka në Glina, më 3 janar, duke konstatuar se i ishte marrë patentë shoferi dhe ishte nën ndikimin e alkoolit prej 0.98 promilave.
Gjithashtu u konstatua se i kishte skaduar afati i vlefshmërisë së targave dhe se automjeti ishte çregjistruar, raporton index.hr.
Ai është arrestuar dhe të nesërmen për kundërvajtje është dërguar në Gjykatën Komunale, e cila i ka shqiptuar gjobë totale prej 1400 euro dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh me ndalimin e drejtimit të automjeteve të kategorisë B.
Të nesërmen është ndaluar sërish në zonën e Sunjit, në fshatin Drljaçe, duke drejtuar të njëjtin mjet nën efektin e alkoolit prej 0.63 promilave.
Ai u arrestua dhe u kthye në Gjykatën Komunale, e cila i shqiptoi një gjobë shtesë prej dymijë eurove.