BMW i3 pensionohet në korrik

Auto

BMW i3 pensionohet në korrik

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Vetura e prodhimit serik të BMW-së që ishte në treg për 10 vite, është duke u pensionuar.

Pasi që rriti prodhimin e modelit i3 gjatë vitit të kaluar për të përmbushur kërkesat, BMW ka vendosur të ndërpret prodhimin e saj të parë të modelit serik elektrik.

Kompania bavareze zyrtarisht ka konfirmuar për revistën Drive që njësitë e fundit të kësaj veture elektrike do të zbresin nga shiriti i fabrikës në korrik, duke shënuar kështu fundin e dhjetë viteve sukses dhe rreth 250 mijë njësi të shitura në mbarë botën.

Modeli i3 aktualisht prodhohet në Lajpcig, e pas ndërprerjes BMW do të përgatit fabrikën për prodhimin e gjeneratës së ardhshme të modelit Mini Countryman, që do të fillojë të montohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Sa i përket i3, ai do të ketë në mënyrë direkte pasardhësin, por që në një mënyrë do ta zëvendësojë iX1, crossoveri elektrik i bazuar në gjeneratën e tretë të BMW X1.

Ky model në fillim do të montohet në fabrikën e BMW-së në Regensburg, kurse nga viti 2024 do të zhvendoset në Debrecin të Hungarisë.

BMW i3 ishte lansuar në treg në vitin 2013, dy vite pasi që u prezantuar koncepti i kësaj veture. Ajo ka tri opsione të baterive që me një mbushje mundësojnë të lëvizin nga 130 deri në 246 kilometra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat