Aston Martin ka konfirmuar se planifikon të vazhdojë të ofrojë vetura me motor V-12 derisa të detyrohet ta ndalojë këtë, me ashpërsimin e standardeve evropiane të emetimeve.
Kjo do të thotë se do të qëndrojë për pesë vjet të tjera në këtë drejtim, deri në vitin 2026 ose 2027.
Themeluesi i Astonit, Tobias Moers thotë se nuk ka logjikë në përdorimin e motorit të ri për të zëvendësuar V-12 në aplikacionet e tij ekzistuese.
"Ne nuk do ta bëjmë këtë, V-12 ka ende pak potencial”, ka thënë ai në zbulimin online të DBX707.
V12 Vantage i ri do të lansohet më vonë këtë vit dhe do të përdorë pjesën më të madhe të strukturës së përparme të zhvilluar për V12 Speedster që Aston lançoi vitin e kaluar.
Më pak se 50,000 makina me 12 cilindra prodhohen në mbarë botën çdo vit, përfshirë shembujt e Bentley dhe Audi W-12.