Zvicra vë në përdorim targat me ngjyrë të kuqe, mësohet se për kë janë të dedikuara

Auto

Zvicra vë në përdorim targat me ngjyrë të kuqe, mësohet se për kë janë të dedikuara

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Zvicra ka filluar të aplikojë përdorimin e targave të reja për vetura, që zor se nuk mund të bien në sy. Përdorimi i tyre nuk do të jetë i obligueshëm, por shumëkujt do t’ia lehtësojë vozitjen.

Në fakt, këto targa janë të dedikuara për të gjitha ata që bartin në pjesën e pasme të veturës, “varësen” për biçikleta.

E duke marrë parasysh se vendosja e biçikletave në pjesën e pasme pamundëson ekspozimin e targave, pronarët duhet t’i vendosin ato në “varëse”.

E në të ardhmen këtë nuk kanë nevojë ta bëjnë, pasi që do të mund të sigurojnë targën shtesë me ngjyrë të kuqe që do të përdoret ekskluzivisht në “varësen” e biçikletës.

Zvicra tashmë ka informuar disa vende evropiane për këtë ndryshim, e aktualisht në listën e shteteve që kanë vendosur të pranojnë këtë vendim të autoriteteve zvicerane janë Gjermania, Franca, Italia, Austria, Estonia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja e Britania e Madhe.

Zviceranët targat e reja mund t’i porositin nga 1 marsi, e të parat pritet të jenë të qasshme në fund të muajit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat