Rikthehet Volkwagen e-Up elektrik

Auto

Rikthehet Volkwagen e-Up elektrik

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen, sërish po ua ofron blerësve veturën e saj më të vogël elektrike – pasi që në fund të vitit 2020 pati ndalur shitjen.

Gjiganti gjerman në fund të vitit 2020 pati ndalë pranimin e porosive për këtë model, por vazhdoi ta prodhojë edhe gjatë vitit të kaluar për të përmbushur obligimet për blerësit që më herët i kishin porositur veturat.

Tani Volkswagen ka vendosur që veturën e vogël elektrike sërish ta ofroj për blerësit në Gjermani dhe mbarë Evropë.

e-Up renditet nën modelin ID.3, e deri më tani Volkswagen ka arritur të shet mbi 80 mijë njësi. Në Gjermani është i qasshëm në pakon Style Plus, me një çmim prej 26.895 euro duke përfshirë edhe taksat.

Vetura është e pajisur me bateri me kapacitet prej 32,2 kWh, që i mundëson që me vetëm një mbushje të përshkojë 258 kilometra.

E nëse mbushet me mbushësin e shpejtë me fuqi 40 kW, nevojiten vetëm 60 minuta që bateria të arrijë në 80 për qind të kapacitetit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat