Mustangu elektrik që as nostalgjikët e klasikut nuk i rezistojnë

Auto

Mustangu elektrik që as nostalgjikët e klasikut nuk i rezistojnë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 19:14

Projekt jashtëzakonisht i suksesshëm i kompanisë britanike Charge Cars, po cilësohen dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 540 kuaj-fuqi.

Në kompaninë britanike që u themelua në Londër, nuk janë marr me modifikime e restaurime duke u bazuar në Ford Mustang Fastback i prodhuar në vitin 1967, pasi vendosën që gjithçka nga fillimi ta prodhojnë dhe të ketë masa që i përshtaten standardeve të tyre.

Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë sesi duket edicioni i riprodhuar i modelit të vjetër/ri i Charge që u prodhua në vetëm 499 njësi, e ndryshimi më i madh prej origjinalit është motori V8, që u zëvendësua me dy motorë elektrikë.

Në mënyrë të kombinuar ata prodhojnë mbi 540 kuaj-fuqi, dhe ka një bateri prej 62 kWh që i sigurojnë 320 kilometra vozitje me vetëm një mbushje. Statistikat e shpejtësisë nuk janë bërë të ditura, por dihet se Mustang nga 0-100 e arrin për katër sekonda.

Qmimi fillestar për këtë veturë punë-dore sillet rreth 417 mijë euro, kurse Charge Cars do t’ua ofroj blerësve edhe mundësi të shumta të personalizimit të mjetit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat