Tesla pushon nga puna rreth 200 punëtorë të ngarkuar me trajnimin e sistemit Autopilot

Auto

Tesla pushon nga puna rreth 200 punëtorë të ngarkuar me trajnimin e sistemit Autopilot

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Tesla ka pushuar nga puna afro 200 punëtorë, shumica e tyre të ngarkuar me etiketimin e të dhënave për të ndihmuar në trajnimin e sistemit Autopilot AI të kompanisë.

Këto largime – të raportuara fillimisht nga Bloomberg dhe të konfirmuara nga TechCrunch – janë humbjet më të fundit të vendeve të punës në Tesla, pasi CEO, Elon Musk, iu tha drejtuesve të kompanisë se firma duhej të reduktonte numrin e punonjësve me rreth 10 për qind.

Pushimet nga puna u përqendruan në zyrat e Tesla-s në San Mateo, Kaliforni, ku punonjësit po punonin në funksionin Autopilot për ndihmën e shoferit të kompanisë.

Shumë nga ata që do të largohen raportohet se ishin punëtorë që iu paguhej ora (jo rrogë fikse) të ngarkuar me etiketimin e të dhënave të trajnimit.

Një punë e tillë është thelbësore për zhvillimin e sistemeve të AI, por shpesh me aftësi të ulëta dhe me pagesë të ulët. Vitet e fundit, shumë kompani iu janë drejtuar burimeve më të lira të punës në vendet më pak të zhvilluara për të marrë këtë input. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat