Çfarë tregoi testi i përplasjes së dy modeleve të njëjta të veturës, që janë prodhuar për tregje të ndryshme?

Auto

Çfarë tregoi testi i përplasjes së dy modeleve të njëjta të veturës, që janë prodhuar për tregje të ndryshme?

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Qysh gjatë viteve të 80-ta ishte spekuluar se Volkswagen Golf nga Gjermania dhe ai nga fabrika e Sarajevës, TAS, nuk janë të njëjtë. Çfarë është situata sot?

Derisa më herët ishte menduar për cilësinë e prodhimit dhe besueshmërinë, sot siguria mbetet në plan të parë.

Testet e përplasjeve tregojnë se veturat për tregje të ndryshme dallojnë, e shkak për këtë janë standardet e ndryshme.

Një rast i tillë është Global NCAP, që testoi përplasjen e Hyundai Accent për tregun amerikan dhe atë meksikan, që bartë logon Grand i10 Sedan.

Është interesant se modeli për tregun amerikan prodhohet në Meksikë, e ai për Meksikën në Indi.

Testi tregoi që Accent për tregun amerikan është shumë më i sigurtë. Doli se karroceria është më e fortë, e ndihmë të madhe kanë dhënë edhe jastëkët me ajër.

Modeli për tregun meksikan ka pasur vetëm dy jastëkë me ajër, e në aksident është dëmtuar aq shumë sa që timoni ka ndërruar anë.

Përfundimi është i qartë – në versionin që shitet në Meksikë janë gjasat më të mëdha që ta pësoni me jetë në rast se aksidentoheni. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat