“Mercedez Benz” vijon të mbetet marka më e preferuar e automjeteve tek shqiptarët. Mjetet e vjetra 11-20 vite mbizotërojnë në treg, zënë gati gjysmën me 54.2% të tregut.
Ato me benzinë përbëjnë 17% të totalit e ndërsa ato me naftë 70%, tregojnë të dhënat e INSTAT.
35% e numrit të mjeteve rrugore janë regjistruar në Tiranë, më i larti në vend, ndërsa mjetet me kambio manuale zënë 62.6%, pjesën më të madhe të tyre.
Ndër autoveturat me vit prodhimi 2000-2010, “Volkswagen” është marka më e regjistruar.
Markat e mjeteve që mbizotërojnë në vend:
“Mercedez Benz” 18,2%
“Volkswagen” 17,5%
“Daimler Chrysler” 10,9%
Është rritur numri i mjeteve që përdorin naftë me 10.1% në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë. Përsa i përket atyre që përdorin benzinë, është rritur me 4,1% në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020.