Tesla fton pronarët e 321 mijë veturave t’i dërgojnë në garazh për servisim, për shkak të problemeve me dritat e pasme

Auto

Tesla fton pronarët e 321 mijë veturave t’i dërgojnë në garazh për servisim, për shkak të problemeve me dritat e pasme

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:05
Tesla

Prodhuesi amerikan i vetura elektrike Tesla, i ka bërë thirrje pronarëve të 321 mijë vetura të tilla që janë në SHBA, t’i dërgojnë për servisim, për shkak të një problemi të shfaqur në dritat e pasme, raporton Reuters.

Kompania me seli në Teksas, ka njoftuar se kjo tërheqje e përkohshme nga trafiku përfshin veturat Model 3 dhe Model Y.

Nga Teslaauto kanë bërë të ditur se azhurnimi duhet bërë, për të shmangur problemin me dritat e pasme.

Kjo nuk është hera e parë që veturat elektrike nga Tesla tërhiqen përkohësisht nga tregu, për shkak të defekteve të ndryshme që janë shfaqur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat