Kujdes kur parkoni në diell! Tavani i makinës arrin 179 gradë Celcius, 50 gradë brenda

Auto

Kujdes kur parkoni në diell! Tavani i makinës arrin 179 gradë Celcius, 50 gradë brenda

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:34
Eksperimenti u krye të mërkurën e 20 korrikut në orën 13:45 në një vapë jo ekstreme

Një makinë e parkuar në diell mund të kthehet në një “kurth vdekjeje” në këto temperatura përvëluese.

Në bazë të një eksperimenti të realizuar në Greqi me ndihmën e një kamere termike dhe më një termometër, temperatura e tavanit të makinës i kalon 179 gradë celcius, ndërsa brenda arrin në 50 gradë C.

Eksperimenti u krye të mërkurën e 20 korrikut në orën 13:45 në një vapë jo ekstreme krahasuar me shifrat që ka kapur termometri ditëve të fundit.

Ekipi që bëri eksperimentin vendosi një termometër brenda makinës së parkuar me motorin e fikur dhe mbylli dritaret për 15 minuta.

Në pesë minuta, temperatura në çatinë e makinës tregonte 77.3 gradë. Kamera termike zbuloi se temperatura po rritej me shpejtësi. Sapo përfundoi eksperimenti, në orën 15:38 minuta, temperatura në çatinë e makinës arriti deri në 179.6 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, brenda, termometri arriti në 50 gradë , që ishte maksimumi që mund të arrinte, që do të thotë se temperatura ishte shumë më e lartë.

Këto temperatura janë vdekjeprurëse ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e parkimit në diell dhe sidomos kujdesit të shtuar duke mos qëndruar brenda në mjet me motor të fikur pa ndezur kondicionerin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat