Peugeot do ta sjell modelin e ri “3008”

Auto

Peugeot do ta sjell modelin e ri “3008”

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Fushata për 3008-n e re ka nisur prej muajsh dhe shumë e kanë parë prototipin e maskuar në rrugët evropiane. Tani mund të shohim detajet e para.

Prototipi i maskuar mund të shihet në rrugë këtë verë, kur njohësit më të mirë të Peugeot dhe industrisë së automobilave mund të shohin se deri në çfarë mase 3008 i ri do të ndryshojë nga gjenerata aktuale.

Përmasat krejtësisht të reja shoqërohen me detaje tërheqëse si një maskë e zezë me detaje të kaltra (E-3008), por më e rëndësishmja është se SUV-ja merr një formë thuajse si coupe.

Teaseri i njoftimit na jep edhe një vështrim në kabinën e versionit GT, me një ekran të madh 21 inç dhe një timon të veçantë në miniaturë.

Duke qenë se Peugeot nuk zgjodhi Mynihun për premierën, është e drejtë të thuhet se nuk do të duhet të prisni gjatë për zbulimin.

Gjegjësisht, premiera tashmë është planifikuar për 12 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat