Tesla vjen me një ngjyrë të re dhe të veçantë për automjetet e saj Model S dhe Model X

Auto

Tesla vjen me një ngjyrë të re dhe të veçantë për automjetet e saj Model S dhe Model X

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 07:37
Tesla

Tesla ka lansuar një ngjyrë të re, të rrallë për makinat Model S dhe Model X të quajtur “Stealth Grey”. Historikisht, Tesla njihet që ka pasur opsione shumë të kufizuara të ngjyrave për automjetet e saj, si një prodhues i makinave “premium”.

Ngjyra “Stealth Grey” duket si një version pak më i errët i “Midnight Silver”, që u bë ngjyra e re standarde për Modelin 3 dhe Modelin Y në fillim të këtij viti.

“Stealth Grey” është i disponueshëm në tregje të ndryshme, duke përfshirë tregjet e Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Rikujtojmë se Tesla ka njoftuar se dërgesat për Cybertruck do të fillojnë në nëntor dhe pretendon se ka vendosur tashmë kapacitetin e prodhimit për 125 mijë kamionçina në vit.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ka thënë se eventi për dërgesat do të mbahet më 30 nëntor.

Tesla publikoi rezultatet e saj financiare të tremujorit të tretë të vitit 2023 dhe siç pritej, kishte një përditësim në lidhje me Cybertruck.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat