Lucid lanson veçorinë e karikimit nga ‘automjeti në automjet’

Auto

Lucid lanson veçorinë e karikimit nga ‘automjeti në automjet’

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Lucid Group ka lansuar një veçori të karikimit i quajtur RangeXchange, duke u mundësuar njësive Lucid Air për të karikuar automjete të tjera elektrike.

Siç raportohet, Lucid lansoi gjithashtu një përshtatës kabllor karikimi “RangeXchange” për këtë veçori.

Përshtatësi i karikimit “RangeXchange”, mundëson transferimin e energjisë nga një paketë baterie e një automjeti elektrik Lucid Air (EV) në një automjet tjetër elektrik.

Shkalla e transferimit të energjisë është 9.6 kW, që do të thotë se përshtatës lejon që Lucid Air të ndajë fuqinë e baterisë me automjete të tjera elektrike me një shpejtësi prej 9.6 kW, duke lehtësuar një proces karikimi për atë veturë elektrike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat