Një prototip i Tesla Cybertruck u pa duke u testuar në ujë, në Gjirin e Meksikës, duke u kujtuar përdoruesve të mediave sociale pretendimet e Elon Musk-ut se kamionçina elektrike ka disa aftësi të papërshkueshme nga uji.
Videoja e shkurtër e postuar në Reddit tregon Cybertruckun në një plazh në Port Aransas të Teksasit.
Kamionçina shihet duke u nisur drejt oqeanit dhe duke u futur në ujë, derisa pushuesit aty nuk mund ta besonin.
Megjithatë, Cybertruck nuk u fut të thellë në ujë, duke qëndruar në zonën shumë të cekët – uji nuk arriti as në dyshemenë e automjetit.
Pas një shëtitje në ujë kamionçina doli nga aty dhe u pa duke u larguar nga plazhi.