Rreth katër nga 10 makinat në rrugët e Italisë janë mbi 15 vjet, sipas një studimi të publikuar të martën nga shoqata e automobilizmit ACI dhe Fondacioni Caracciolo.
Raporti tha se të kesh kaq shumë automjete të vjetra në qarkullim ishte një problem në frontet e sigurisë dhe mjedisit.
Aty thuhet se të kesh një flotë më të re makinash do të reduktonte si emetimet e gazrave serrë ashtu edhe aksidentet.
Më tej raporti ceku se nëse të gjitha makinat do të kishin pasur teknologji të reja sigurie, 28% e përplasjeve ballore, 21% e përplasjeve anësore dhe 11% e aksidenteve që përfshijnë këmbësorët mund të ishin parandaluar gjatë 10 viteve të fundit.
Makinat elektrike janë "ende një luks për shumë njerëz" dhe vetëm 14% planifikonin të blinin një të tillë në 10 vitet e ardhshme, thuhet po ashtu aty.