Aktualisht në Greqi ka 2.120 stacione të mbushjes së automjeteve elektrike me 4890 pika mbushjeje, tha të martën presidenti i Institutit Helenik të Automjeteve Elektrike (ELINHO), Giorgos Ageridis.
Duke folur në një event të titulluar "Infrastruktura e ruajtjes dhe mbushjes me energji për lëvizje elektrike", Ageridis shtoi se deri në vitin 2025 këto pika mbushjeje do të bëhen 13.000 dhe deri në vitin 2030 do të ketë më shumë se 100.000 të tilla.
Rreth 617 licenca për ruajtjen e energjisë janë lëshuar deri më tani në Greqi, tha Ioannis Charalambidis, drejtor i Autoritetit Rregullator për Energjinë, Mbetjet dhe Ujërat (RAEWW). Një pjesë e madhe e prodhimit të energjisë në Greqi është fotovoltaike, shtoi ai.
Ky aktivitet u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë greko-gjermane, në kuadër të një vizite nga bizneset gjermane të energjisë.