Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW ka prezantuar një motoçikletë mjaft interesante por nuk do të mund ta blini.
Motoçikleta e prezantuar nga BMW është me teknologji pa shofer pra me sistem vetë-drejtues që operohet nga një robot në distancë.
Megjithatë, ky prototip po përdoret vetëm për qëllime kërkimore dhe nuk do të prodhohet për treg.
Motoçikleta ka kapacitet të kthehet vetë-vetiu dhe madje ka kapacitet të frenojë vetë.
Një video e publikuar në YouTube tregon pak a shumë se si funksionon ky prototip nga BMW.
Prodhues të ndryshëm automjetesh janë duke punuar në teknologjinë vetë-drejtuese, kryesisht në vetura; e para në botë ishte Tesla.
Ndonëse veturat e Tesla-s kanë kapacitet të lëvizin vetë pa ndihmën e shoferit, prodhuesi elektrik sugjeron shoferët të mbajnë duart në timon herë pas here.