Hipervetura FZero e kompanisë zelandeze, Rodin ka filluar fazën e testimit të saj në malin Lyford.
FZero synon rivalitetin me hiperveturat e njohura si Aston Martin Valkyrie dhe Mercedes-Benz AMG One.
Ndryshe nga konkurrentët, FZero shfaq një dizajn të viteve të 90-ta, ndërsa kabina ka një dizajn modern që i ngjason veturës Batmobile të Michael Keaton.
Motori i FZero është një V10 4.0 litërsh i quajtur RC.TEN, i cili prodhon 1013 kuaj/fuqi.
Rodin Cars pretendon një shpejtësi maksimale prej 360 km/h dhe synon të shesë RC.TEN për përdorim në sportet motorike.
David Dicker, themelues i Rodin, ndihet krenar për arritjet e kompanisë dhe theksoi se FZero është një automjet unike në llojin e saj.
Kompania tani po përgatitet për të vazhduar testimet dhe zhvillimin e saj në fazën e ardhshme, duke shpresuar që FZero do të jetë ndër më të kërkuarat në botë.
Ky model u financua nga miliarderi teknologjik David Dicker dhe pritet të ketë një çmim prej 1.8 milionë funtesh (2.1 milionë euro).