Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike Tesla, ka publikuar numrin e shitjeve të makinave të saj përgjatë vitit 2023.
Tesla ka shitur 1,808,581 automjete në vitin që lamë pas, derisa ka prodhuar 1,845,985.
Në tremujorin e katërt Tesla ka prodhuar afërsisht 495 mijë automjete dhe ka shitur 484 mijë sosh.
I kënaqur me këto shifra është shprehur edhe vetë shefi i Tesla-s, Elon Musk, i cili nuk ngurroi të përgëzonte ekipin e prodhuesit të veturave, për këtë vit siç e quajti ai “madhështor”.
Musk e bëri reagimin e tij përmes një ripostimi në rrjetin social X.