Renault shënon rritje të shitjeve gjatë vitit 2023

Auto

Renault shënon rritje të shitjeve gjatë vitit 2023

Më: 22 janar 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Renault Group ka rritur numrin e shitjeve në mbarë botën për 9 për qind me 2,235,345 njësi të shitura vetëm në vitin 2023.

Shitjet e Renault u rritën për 9.4 për qind në mbarë botën dhe 19.3 për qind në Evropë.

Për dallim prej markës franceze, edhe prodhuesi rumun i veturave Dacia ka rritur numrin e shitjeve për 14.7 për qind.

Renault pretendon vendin e tretë midis prodhuesve të veturave në Evropë, ndërsa shitjet e listojnë atë në pesë prodhuesit kryesor evropian.

Vlen të ceket që edhe marka franceze Alpine ka rritur shitjet për 22.1 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat