Këtë javë, BMW zbuloi konceptin e ri Vision Neue Klasse X.
Ashtu si shumica e automjeteve, edhe Neue Klasse X ka një panel kontrolli të përcaktuar nga instrumente dixhitale dhe një ekran me prekje, pothuajse pa asnjë buton.
Por, kur shikoni panelin e dyerve të përparme, do të gjeni butona “të modës së vjetër”, të ngjashme me ato që do të gjeni në një veturë luksoze 30 vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.
“Siç e dimë, njerëzit e rregullojnë ulësen gjatë vozitjes. Është një mënyrë intuitive ta rregullojnë atë pa e shikuar. Pra, kjo është një nga arsyet që ka kuptim të vendosësh edhe butona fizik”, tha një përfaqësues i BMW-së.
Natyrisht, Vision Neue Klasse X nuk përfshin vetëm butona fizik. Madje, koncepti X vjen me një timon të ri me shumë funksione dhe një ekran qendror me prekje.
“Ne nuk do të kemi më kontrolluesin iDrive në veturë, mendoj se kjo është e qartë. Tani kemi timonin e mrekullueshëm shumëfunksional, por ka edhe butona për funksionalitete të tjera ku është e nevojshme”, shtoi përfaqësuesi i markës gjermane.