McLaren Group ka zyrtarizuar pronarin e ri, kompaninë dhe fondin sovran të pasurisë së vendit, Bahrain Mumtalakat Holding.
Bëhet e ditur se fondi ka marrë pronësinë e plotë të prodhuesit të automjeteve, duke zgjeruar aksionet e tij nga 60 në 100 për qind.
Sipas kryetarit ekzekutiv të grupit, Paul Walsh, “këto masa do t’i ndihmojnë markës të fokusohet në ofrimin e një plani afatgjatë të biznesit i cili përfshin investimin në produkte dhe teknologji të reja”, shkruajnë mediat e huaja.
Pra, McLaren ka të ngjarë që tani ka mbështetjen e duhur financiare për zhvillimin e modeleve të ardhshme dhe elektrizimin e linjës së saj.
Ndryshe, marka britanike ka hasur në probleme financiare vitet e fundit, duke shitur disa nga automjetet historike vetëm për të financuar prodhimin e modelit Artura. Madje, një vit më parë, McLaren shiti edhe selinë e saj dhe fabrikën e Formula 1.
Tashmë ka thashetheme se kompania mund të prezantojë produktin e saj të ri me motor hibrid plug-in V8 i cili prodhon mbi 1,000 kuaj fuqi deri në fund të vitit.