Bentley së fundmi “i tha lamtumirë” Continental GT-së së vjetër me versionin e fundit me motor V8, Edition 8.
Një javë më vonë, marka luksoze britanike po prezanton modelin e ri Continental për të cilin ka zbuluar disa imazhe të hershme.
Siç pritej, Conti i ri përdor “Ultra Performance Hybrid” që bazohet në motorin V8.
Motori me djegie dhe ai elektrik punojnë së bashku dhe kombinojnë 771 kuaj fuqi.
Këto përmirësime thuhet ta transformojnë Continental GT-në e re në “veturën Bentley më dinamiken në historinë 105 vjeçare të kompanisë”.

Numra të tjerë të performancës nuk janë bërë të ditur, por me sa duket do të jetë më i shpejtë se paraardhësi.
Bëhet e ditur se gjenerata e ardhshme Continental GT debuton në qershor si një coupe.