Bugatti, tani i udhëhequr nga Mate Rimac, njoftoi një model të ri. Kompania thotë se vetura e re do të ketë një dizajn “plotësisht unik” të frymëzuar nga modelet ikonë Type 57 SC Atlantic, Type 41 Royale dhe Type 35, “secili prej këtyre modeleve “huazon ADN-në e tij për të krijuar një riinterpretim të pastër dhe autentik të markës Bugatti.
Javën e kaluar, Bugatti i dha fund ecurisë tetëvjeçare të Chiron me Super Sport L’Ultime, një model i veçantë. Ky model përfundimtar shënon gjithashtu fundin e motorit të famshëm W16 të markës.
Bugatti zbuloi së fundmi formën dhe paraqitjen e motorit V16, si dhe efektin e tij zanor, ku drejtori ekzekutiv Mate Rimac dha detaje të mëtejshme në një intervistë në konferencën Financial Times Future of the Car në Londër.
Not just for the present. ⁰Or even for the future.
— Bugatti (@Bugatti) June 4, 2024
Pour l‘éternité.
Embark on BUGATTI's new era.
20.06.2024#BUGATTI #PourLÉternité pic.twitter.com/5ADVgGIP3v
Rimac zbuloi se motori punon pa një sistem induksioni të detyruar, ndryshe nga paraardhësi i tij W16 i cili përdorte katër turbochargers. Motori, shtoi ai, do të jetë një metër i gjatë, 400 mm më i gjatë se ai me katër cilindra nga Chiron.
Pavarësisht kësaj dhe integrimit të një elementi të rëndësishëm të lëvizjes elektrike, vetura do të ketë një formë të ngjashme me paraardhësin e saj, sugjeroi Rimac.