“Rrugët më nuk do të jenë të njëjta” – arrin Rimac Nevera e re?

Auto

“Rrugët më nuk do të jenë të njëjta” – arrin Rimac Nevera e re?

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Modeli i ri i Rimac do të prezantohet në Monterey Auto Show, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video e shkurtër e njoftimit.

“A je radikal? Rrugët nuk do të jenë kurrë njësoj”, thuhet në përshkrimin e fotos së publikuar së fundmi.

Një ditë më vonë u publikua edhe një video prej nëntë sekondash, ku shkruhet “Mendoni se e njihni një Rimac? Mendoni përsëri”.

Në faqen zyrtare të markës, ka një orë që numëron mbrapsht, por jo minuta dhe sekonda, por pikselë që zbulojnë ngadalë se si do të duket makina e re.

Me shumë mundësi, një model i ri Nevera do të prezantohet në Monterey, megjithëse ende nuk ka konfirmime zyrtare për këtë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat