Australianët kërkojnë konfiskimin e përhershëm të telefonave celularë nga shoferët që i përdorin gjatë vozitjes

Auto

Australianët kërkojnë konfiskimin e përhershëm të telefonave celularë nga shoferët që i përdorin gjatë vozitjes

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 10:23
Frika e humbjes së një telefoni celular mund t’i pengojë shoferët ta përdorin atë gjatë vozitjes.

Australia po shqyrton një masë radikale për të goditur përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, i cili është kthyer në një problem serioz me rritjen e aksidenteve rrugore.

Është planifikuar një diskutim për konfiskimin e përhershëm të celularëve nga drejtuesit e mjeteve që kapen në shkelje.

Ideja vjen si përgjigje ndaj rritjes shqetësuese të numrit të aksidenteve, me 118 persona të vdekur që nga fillimi i vitit, më së shumti në tetë vjet.

Ish-kryetari i Këshillit të Sigurisë Rrugore, Murray Lampard, mbështet propozimin, duke besuar se frika e humbjes së një telefoni celular mund t’i pengojë shoferët ta përdorin atë gjatë vozitjes.

“Nëse do të kishin frikë të humbnin një celular që është kaq i rëndësishëm për ta, mendoj se do të mendonin dy herë për ta përdorur atë ndërsa janë në timon”, tha Lampard.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat